Vaksinimi i gazetarëve dhe operatorëve të terrenit do të nisë prej ditën e sotme në orën 15:00 në sheshin “Skëndërbej”.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se vaksinimi i kësaj kategorie do të vijojë çdo ditë në këtë fashë orare, deri në përfundim të të gjithë procesit.
Bëhet me dije se vaksina që do të aplikohet te kjo kategori është ajo kineze “Sinovac”, me të cilën prej ditësh ka nisur vaksinimi masiv i grupmoshës mbi 70-vjeç.
E njëjta vaksinë do të përdoret nga dita e nesërme për punonjësit e policisë. Vaksinimi i kësaj kategorie do të vazhdojë fillimisht në Tiranë, për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se së afërmi do të nis vaksinimi i punonjësve në hotele dhe grave dhe vajzave që punojnë në fasoneri, për shkak të riskut nga kontakti i shumtë me persona të tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.