Ditën e sotme Shqipëria fillon vaksinimin kundër COVID-19 të operatoreve turistikë.
Kryeministri, Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pas kërkesave të këtij sektori për nisjes sa më shpejt të procesit deklaruan se turizmi këtë vit duhet shpëtuar dhe se pritet që këtë verë të hiqen edhe kufizimet e vendosura.
Këtë fundjavë, Shqipërisë do t’i vijnë edhe 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca. Synimi i kryeministrit është që Shqipëria të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit duke vendosur si objektiv tejkalimin e 500 mijë të vaksinuarve brenda Majit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.