×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sot nisin testet e shpejta, Manastirliu: Do të hapen disa pika për testimin me rezervim

    Reporteri
    07 Dhjetor 2020 | 17:42

    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njofton se nga sot do të nisin teste e shpejta të Covid-19, përveç testimit me metodën PCR.


    Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu thekson se janë siguruar 100 mijë teste, ndërkohë që do të rritet kapaciteti me dy metodat e testimit. Ajo deklaroi se së shpejti hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.

    “Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në #kohë dhe të #sigurt ✅

    100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit.

    Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes”, shkruan Manastirliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!