×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sot pasdite Asambleja Kombëtare: Rama e ndjek nga Turqia, Balla nga selia e partisë

    Reporteri
    02 Qershor 2021 | 14:31

    Në orën 17:30 nis mbledhja online e Asamblesë Kombëtare të PS-së. Kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e kësaj mbledhjeje online nga Turqia ndërsa sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla do të drejtojnë mbledhjen nga selia e PS-së.


    Çfarë do të ndodhë sot?

    Të gjithë eksponentët e PS-së do të japin llogari përpara kryetarit të PS-së Edi Rama. Do të evidentohen socialistët që punuan mirë për rezultatin e 25 prillit, dhe ata që nuk ishin të suksesshëm në misionin e tyre.

    Për këtë arsye forumi socialist do të vendosë për mbajtjen e zgjedhjeve të strukturave vendore të partisë, ndërsa do të miratohet edhe axhenda e mbajtjes së Kongresit të jashtëzakonshëm në 12 qershor.

    Pritet të kenë ndryshme në kryesi
    Janë disa eksponentë të rëndësishëm të PS-së që nuk do të jenë më në kryesi pasi nuk arritën të zgjidhen dot deputetë, si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ilir Beqja, Ervin Bushati. Gjithashtu pjesë e kryesisë nuk do të jetë as Ditmir Bushati.

    Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi po ndjek nga afër të gjitha zhvillimet e Asamblesë Parlamentare të PS-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!