×
  • Lajme
  • Shqipëria

    SPAK publikon të dhënat për shkeljet zgjedhore

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 12:26

    Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë publike të dhënat e fundit mbi hetimet për krime zgjedhore për 11 majin.

    Sipas raportit, janë administruar gjithsej 156 materiale kallëzuese, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme kanë kaluar në fazën e hetimit penal.

    Denoncimet elektronike dhe sinjalizimet
    SPAK ka marrë 50 denoncime në mënyrë elektronike përmes portalit Denonco Krimin Zgjedhor dhe adresës zyrtare të email-it (zgjedhjet2025@spak.gov.al), si dhe 5 sinjalizime në numrin e gjelbër.

    Procedime penale të regjistruara
    Deri tani janë regjistruar 39 procedime penale, të ndara sipas veprave penale në këtë mënyrë:

    33 raste për korrupsion aktiv në zgjedhje (neni 328 i Kodit Penal),
    4 raste për korrupsion aktiv dhe pasiv (neni 328 dhe 328/b),
    1 rast për përdorim të funksionit publik për qëllime politike (neni 328/a),
    1 rast tjetër për shkelje të nenit 328/a dhe nenit 248 (shpërdorim detyre).

    Administrimi i materialeve kallëzuese
    Nga 156 materialet e administruara:

    39 janë procedime të hapura penale,
    25 janë mbyllur me vendim për mosfillim të hetimit penal,
    24 janë transferuar për kompetencë në prokuroritë e rretheve,
    17 janë dërguar për verifikim shtesë në Policinë Vendore,
    1 është bashkuar me një çështje ekzistuese.

    Sipas SPAK, pjesa e mbetur është ende në proces verifikimi./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!