Pavarësisht uljes së numrit të të infektuarve në vendin tonë, ekspertët thonë se në fakt është ulur edhe numri i testimeve. Në drejtoritë rajonale ka pasur më pak kërkesa për të bërë tamponë. Por situata mund të kthehet sërish në problematike pasi fushata elektorale është kthyer në rrezik për përhapjen e koronavirusit.
Në një intervistë për ABC, specialisti i ISHP-së Artan Simaku thotë se fushata elektorale por edhe dita e votimeve pritet të rritë numrin e të prekurve me Covid.
‘Padyshim që do të kemi rritje të shifrave, sidomos në zonat që kanë ndodhur grumbullimet, është e sigurt, e pritshme që të kemi rritje të rasteve, por se sa, mbetet për t’u parë”.
Partia Demokratike është kritikuar për tubimet me grumbuj njerëzisht, pa maska dhe distancim fizik.
Me 25 Prill, qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit me maskë dhe temperatura do tu matet para se të futen brenda ambienteve të qendrës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.