Kryeministri britanik Keir Starmer nisi fjalimin e tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë me një batutë, si përgjigje ndaj komentit të mëhershëm të kryeministrit Edi Rama se reshjet e shiut që ranë në kryeqytet “i solli nga Britania”.
Starmer tha me humor se moti i keq nuk mund t’u faturohet britanikëve duke shtuar se dje kur mbërriti në Tiranë, ishte kohë me diell.
“Më vjen mirë që shoh gjithkënd përreth tryezës sot, Faleminderit që na mblodhe bashkë, do të të kujtoja se kur zbrita nga avioni dje në mëngjes ishte diel, kështu që zërat se moti ishte faji i britanikëve është i gabuar”, tha Starmer.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.