Edhe pse të ardhura nga vende të ndryshme të botës, stjuardezet në Aeroportin e Kukësit kanë pritur sot udhëtarët e parë të veshura me simbolet kombëtare.
Të veshura kuqezi dhe me qeleshe në kokë, stjuardesa ishin në gatishmëri në pritje të udhëtarëve të parë, mes të cilëve është edhe kryeministri Edi Rama.
Dhjetra qytetarë, nga Burreli, Kukësi, Peshkopia si dhe nga Kosova, janë mbledhur ditën e sotme, për të parë inaugurimin e aeroportit të Kukësit.
Me daulle dhe plot entuziazëm disa prej qytetarëve thonë se po presin të afërmit e tyre, e ndërsa të tjerë thonë se kanë dalë vetëm për kuriozitet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.