×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Studentët kërkojnë dorëheqjen e Kushit, qëllojnë me bojë të zezë Ministrinë e Arsimit

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 16:57

    Vezë të mbushura me bojë të zezë vaji drejt Ministrisë së Arsimit ka qenë revolta e disa studentëve dhe aktivistëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e ministres Evis Kushi.


    Dy janë arsyet krysore, sipas studentëve, që ministrja duhet të largohet nga posti i saj: dështimi i mësimit “online” dhe termat fyes që zyrtarja ka përdorur në deklaratat televizive ndaj të rinjve protestues.

    Të zhgënjyer janë edhe nga mosrealizimi i kërkesave të parashtruara në protestat e dhjetorit të vitit 2018.

    “Pakti për Universitetin dështoi. Tre ministret e fundit kanë bërë regres në arsim dhe kanë dëmtuar studentët”, thonë të rinjtë.

    Deri më tani, nuk ka një datë për rikthimin në universitete të studentëve. Kufizimet e pandemisë kanë shtyrë këtë vendim pa afat, për të cilin studentët thonë se rrezikojnë të humbasin një vit akademik.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!