Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni, i cili pritej të bënte pak çaste më vonë betimin si deputet në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë, është sulmuar nga një i ri në dalje të pallatit ku ai banon.
Ende nuk dihet se çfarë solucioni kimik është përdorur ndaj Ralf Gjonit, i cili konfirmon për Top Channel se një pjesë e bojës nuk i hiqet nga lëkura, ndërsa ka pasur edhe djegie brenda syve.
Gjoni, i cili pranoi të merrte mandatin e deputetit pas konsultimeve me të huaj, akuzon se prita ndaj tij është porositur nga lart.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.