×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Super-grabitja në Rinas: Zbulohen dy shuma të tjera parash

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 9:01

    Policia ka zbuluar dy shuma të tjera parash të grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit, më 9 prill 2019.


    Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se policia i ka gjetur shumën prej 5 mijë eurosh shtetasit Elton Pikli, që është një prej të arrestuarve, si autor i dyshuar i super-grabitjes. Ndërkohë, një shumë tjetër i është gjetur babait të Renaldo Sulës, edhe ky i arrestuar për grabitjen.

    Paratë e gjetura kanë rezultuar se i përkasin një prej bankave të nivelit të dytë.

    Nga ana tjetër, gazetarja Lala raporton se gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për marrjen e kampionit për të bërë analizën e ADN për Elton Piklin dhe Oltian Veselin, ndërsa ky i fundit kishte refuzuar të jepte kampionin për ADN.

    NGJARJA

    Super-grabitja ndodhi më 9 prill të këtij viti brenda aeroportit të Rinasit, teksa lekët ngarkoheshin në avion. Autorët morën thasët me 6 milionë euro dhe u larguan, por u përplasën me armë me policinë. Gjatë përlasjes, mbeti i vrarë Admir Murataj.

    Ndërkohë nga policia janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli, Saimir Cela dhe shtetasi nga Kosova, Ragip Hajdini. Alkond Bengasi është bërë dëshmitar i drejtësisë dhe ka dhënë dëshmi që i shërbejnë zbardhjes së supergrabitjes.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!