×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Taksistët i rikthehen punës: Mbi një muaj e gjysmë pushim, jemi të hutuar

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 14:03

    Arben Xhaferri punon prej 35 vitesh si shofer, por koronavirusi e bëri të përjetojë pushimet më të gjata në jetën e tij, larg timonit të taksisë.


    “Një muaj e gjysmë dhe sot kam hyrë në timon i hutuar. Nuk e dija jam unë apo nuk jam unë. Pak a shumë duhen 15 minuta sa të hysh në memorien e timonit”

    Sot u rikthye ne punë që në orët e para të mëngjesit, por ndryshe nga herët e tjera, i pajisur me maskë, doreza dhe dezinfektant.

    “Kam dalë që në orën 6 e ca të mëngjesit. Kam larë makinën, bëmë dezifenktimet dhe presim lëvizjet”

    Kërkesa e qytetarëve për të lëvizur me taksi ka qenë e paktë.

    “Deri tani vetëm një lëvizje kam pasur”

    Masat e vendosura nga qeveria, thotë se po i respekton, por nuk di sesi do të duhet të veprojë, nëse si klientë, do ti vijë një i shoqëruar me fëmijën e tij.

    “Unë jam i detyruar tja marr, ai rri në shtëpi me fëmijët”

    Për muajin që shkoi ai ka aplikuar për pagën e luftës, pasi me taksi ai mban gjithë familjen.

    “Ndihmë është për ne”

    Në kryeqytet operojnë rreth 2000 taksi, të cilët janë rikthyer këtë të hënë në aktivitetin e tyre pas më shumë se 50 ditësh pezullim. Ato do të lejohet që të ofrojnë shërbim nga ora 8 deri në orën 17.30

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!