Orari zyrtar i votimeve të 30 qershorit ka përfunduar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se deri në orën 18:00, një orë para përfundimit të orarit zyrtar të votimit, kanë shkuar në kutitë e votimit rreth 671 mijë e 255 shqiptarë, ose 19.4% e popullsisë me të drejtë vote.
Mbetet ende për t’u konfirmuar shifra zyrtare nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa tashmë materialet zgjedhore kanë nisur të shkojnë drejt vendeve të numërimit.
Në disa qendra votimi procesi është mbyllura para kohe, me argumentin se nuk ka patur votues, ndërsa në disa zona të tjera është kërkuar shtyrja e kohës zyrtare, ashtu siç edhe denoncoi kryetari i KQZ-së Klement Zguri, i cili tha se në Sarandë socialistët kanë kërkuar në shkelje me ligjin një zgjatje të afatit të votimit.
Fotot u postuan nga Report tv.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.