×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Shqipëri kalojnë në mësim online

    Reporteri
    13 Shkurt 2021 | 17:33

    Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjitha shkollat në vend.


    Kushi deklaron se i gjithë arsimi parauniversitar do të kalojë në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021, për shkak të rënies së temperaturave dhe reshjeve të dendura të dëborës.

    NJOFTIM:

    Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe rreshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

    Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.

    Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!