×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Të shoqëruar nga policët, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 20:08

    Gati 30 minuta pasi u mbyll votimi, nisi shpërndarja e materialeve zgjedhore.


    Në KZAZ 30 te shkolla “1 Maji” në Tiranë, raporton gazetari i “Vizion Plus”, Thimi Samarxhiu, kanë mbërritur kutitë e para.

    Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga “Vizion Plus”, shpërndarja po kryhet nën prezencën policore.

    KZAZ 30 ka të gjithë zonat rurale dhe deri tani kanë mbërritur kutitë e votimit të Farkës dhe Surrelit. Po ashtu, në Dibër kanë mbërritur kutitë e para në KZAZ 19.

    I njëjti proces po ndodh edhe në Berat, ku ka nisur grumbullimi i materialeve zgjedhore.

    Kutitë e votimit, raporton gazetari i “Vizion Plus”, Endri Arizi, janë nisur edhe drejt KZAZ në Laç. Dorëzimi i materialeve po vijon edhe në Mat, Devoll, Lazarat, Gjirokastër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!