×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Të shtëna me armë zjarri në Shqipëri, plagosen dy policë dhe një qytetar

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 14:49

    Dy policë dhe një qytetar kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Mamurras.


    Punonjësit e policisë të patrullës që janë plagosur janë identifikuar si Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj dhe një qytetar i identifikuar si Nikoll Vorfi.

    Mësohet se dy efektivët e policisë janë plagosur në këmbë, ndërkohë nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore si dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!