×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Teliti jep shifra: Do të investojmë 1.8 miliardë euro në 4 vite

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 8:20

    Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, tregoi detaje për programin e PD-së për ekonominë, ku tha se me taksën e sheshtë, do të përpiqet të “thithen” investitorët e huaj, të cilët sipas tij që tani kanë shprehur interesin për të investuar në Shqipëri.


    Gjithashtu ai tha se të gjitha investimet e bëra, në shumë sektorë, përllogariten diku tek 1.8 miliardë euro për katër vite, ndërsa sipas Telitit, përfitimet në buxhetin e shtetit do të jenë mbi 20 miliardë euro.

    “Ne kemi investitorët e huaj, që me këto taksa nuk investojnë në Shqipëri. Ne kemi dhënë prova që për investitorët e huaj, dimë si t’i thithim ata, po duhet të plotësojmë kushtet. Pritshmëria jonë është të kemi një kompensim. Nga njëra anë të heqim të ardhurat, duke gjeneruar rritjen ekonomike. Është kahu i të ardhura dhe i shpenzimeve, tek të ardhurat do të kemi më shumë, kemi eksperiencën e vitit 2007. Mjafton të ulësh taksën dhe formalizmi vjen, nuk formatizohet e gjithë ekonomia. Rritja e pensioneve me 50 milionë euro në vit, strehimi prej 10 milionë eurosh, dyfishimi i ndihmës ekonomike. Pra shikohet tek 100 milionë euro. Ulja e sigurimeve është 300 milionë euro. Duke gjeneruar rritej ekonomike, duke sjellë investitorët të huaj, që janë të gatshëm të vijnë që nesër, ne kemi parë projektet. Pjesa e shpenzimeve vjen 400 milionë euro vitin e parë, 460 milionë euro vitin e tretë. Të katër viteve kjo përbën 1.8 miliardë euro. Ndërsa për katër vite buxheti i shtetit është mbi 20 miliardë euro”, tha Teliti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!