Mbrëmja e së hënës shënoi një rënie drastike të temperaturave ku termometri shënoi deri në -20 gradë Celsius në Bulqizë e -16 në zonat më të ulëta.
Ndonëse pjesa më e madhe kanë qëndruar në banesa, të dëmtuarit nga tërmeti i vitit 2019 kanë qëndruar në çadër. E tillë është edhe familja Basi nga fshati Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit.
Dile Basi thotë se këto ditë të acarta kanë qenë një tmerr i vërtetë për të dhe familjen e saj. Ajo tregon se era e fuqishme nuk e la borën të ngjitë në çadër, por nata e mbrëmshme ka qenë shumë e ftohtë, sa është dashur që gjatë gjithë natës ta mbajë sobën me dru zjarri të ndezur. Shtrimi me dërrasë brenda çadrës, Dile Basi thotë se e ka ndihmuar të jetë pak më ngrohtë por gjithsesi situtata mbetet e rëndë.
Me të ftohtin e acartë të ditëve të fundit janë përballur shumë familje të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019 që jetojnë ende në çadër, familje të cilat janë në pritje të ndërtimit të banesave të reja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.