Pas qëndrimit në çadra për dy netë radhazi, banorët e fshatit Floq kanë nisur të tensionohen si pasojë e situatës së vështirë me të cilën po përballen.
Dy tërmetet e regjistruara pasditen e së dielës rikthyen panikun edhe për ata pak banorë banesat e të cilëve nuk kanë pësuar dëme. Në këto kushte ata braktisën shtëpitë dhe kërkuan të strehohen në kampin me çadra të ngritur në fshat.
Mëngjesin e së hënës ndodhi një incident me Shtabin e Emergjencave dhe vetë prefektin e qarkut Dhori Spirollari, të cilit banorët iu ankuan se nuk kanë shtretër e as ushqim.
Si pasojë e të ftohtit dhe rritjes së numrit të banorëve që kaluan natën në çadra, shtretërit, batanijet dhe ushqimi kanë qenë të pamjaftueshëm ndaj kjo ka shkaktuar edhe situata të tensionuara, raporton tch.
Të detyruar të qëndrojnë në çadra mes lagështirës dhe të ftohtit, banorët thonë se e kanë të pamundur të përballojnë edhe një natë tjetër në këto kushte.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.