Një shtetas shqiptar dhe një italian janë arrestuar për tentativë grabitje dhe drogë. Dy personat e arrestuar ditën e djeshme janë Florenc Mataj 38 vjeç dhe Gianfanco Bassani 40 vjeç, të dy të njohur nga policia për krime të ndryshme përfshirë edhe atë në fushën e drogës.
Sipas mediave italiane arrestimi i tyre u bë pasi në datën 27 mars një 44-vjeçar nga Bassano u paraqit në polici duke kërkuar ndihmë, pasi ishte kërcënuar nga dy persona për grabitje.
Personi, i cili denoncoi ishte i varur nga droga. Ai tha se dy personat i kishin kërkuar 2 mijë euro për një furnizim të pretenduar të drogës, por kjo gjë u mohua nga 44-vjeçari.
Dy personat u arrestuan gjatë një organizimi nga ana e policisë për një tentativë grabtije.
Pas arrestimit, policia zhvilloi kontrolle edhe në shtëpinë e Gianfanco Bassanit, ku u gjetën 41 doza hashashi dhe kokaine dhe 160 euro, që i përkisnin shqiptarit Mataj.
Të dy personat u dërguan në paraburgim deri në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë.g
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.