×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tentohet të digjet makina e konsullatës shqiptare në Selanik

    Reporteri
    19 Gusht 2020 | 23:37

    Makinës së konsullatës shqiptare në Athinë është tentuar t’i vihet flaka mbrëmjen e sotme.


    Ngjarja është raportuar nga mediat vendase, të cilat shkruajnë se në Selanik, një person i panjohur, është afruar pranë makinës së konsuallatës shqiptare dhe i ka vënë flakën.

    Të njëjtat media, shtojnë më tej se autori, ende i paidentifikuar, vendosi pllaka parafine në gomën e përparme në anë të majtë të automjetit dhe më pas i vuri zjarrin.

    Sakaq policia e Selanikut ka nisur hetimet për të identifikuar personin dhe zbardhur ngjarjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!