×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tentoi të fuste afro 220 mijë euro të padeklaruara në Shqipëri, arrestohet një person

    Reporteri
    25 Shtator 2022 | 16:08

    Afro 220 mijë euro të padeklaruara si dhe disa shishe me verë, që dyshohet se ishin kontrabanduar, janë sekuestruar të dielën në Portin e Vlorës.

    Pas kontrollit të një kamioni të tipit “DAF”, që drejtohej nga 50-vjeçari A.B., u konstatua shuma e parave të padeklaruara dhe kutitë me shishe vere, që ishin pa faturë blerjeje.

    50-vjeçari nga Vlora është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rast për “mosdeklarim të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”./tch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!