Policia e Rinasit njofton se brenda pak orësh ka ndaluar dy persona të cilët tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonin kushtet.
Kështu, në dy raste të ndryshme, janë vënë në pranga shtetasit A. M., 41 vjeç dhe Q. M., 56 vjeç të cilët i ofruan punonjësit të policisë përkatësisht 50 dhe 100 euro që t’i lejonte të kalonin.
Sipas policisë kufitare, këta shtetas nuk justifikonin qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen.
Policia Kufitare gjithashtu iu bën apel të gjithë shtetasve që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen të mos ndërmarrin asnjë veprim të kundërligjshëm, pasi do përballen me ligjin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.