Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së hënës në qytetin e Durrësit, por edhe në kryeqytet.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit ka qenë 16 kilometra në veriperëndim të Shijakut me magnitudë 3.4 dhe një thellësi prej vetëm 2 kilometrash.
Nuk raportohet për dëme materiale. E njëjta zonë u godit nga një tërmet 5.8 i shkallës Rihter më 21 shtator i cili shkaktoi dëme të shumta materiale, por edhe dhjetëra të lënduar./A2/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.