Lëkundjet e tërmetit 4.1 të ditës së sotme në veri të Ishmit në Durrës nuk ka sjellë asnjë pasojë. Sizmiologu Edmond Dushi ka deklaruar në Report Tv se lëkundjet janë të zakonshme dhe nuk ka nevojë për panik nga qytetarët.
Ai theksoi se relaksimi tektonik i tokës do të dojë shumë kohë pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar.
“Relaksimi tektonik i tokës do të dojë kohë të gjatë. Këto tërmete çojnë dhe tërmete të moderuar. Është një zonë e konsiderueshme në kuptimin e tektonikave.
Ky tërmet në zonën lokale patjetër që është ndjerë. Është pak i cekët. Në raport me pasgoditjet. Është një tërmet i moderuar dhe është vijimi i asaj që ka startur në 26 nëntor të 2019.
Mund të ketë dhe shpërthime të kësaj energjie, por smund ta përcaktojmë ku do jetë e rradhës, as kohën dhe as epiqendrën e saj.Ska nevojë për panik janë lëkundje të zakonshme”, u shpreh ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.