×
  • Lajme
  • Shqipëria

    The Guardian: Tërmeti në Shqipëri, më i fuqishëm se ai i vitit 1979

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 12:43

    Gazeta prestigjoze ‘The Guardian’ duke shkruar për situatën dramatike shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot vendin tonë, shkruan se shkruan “e shtrirë përgjatë detit Adriatik dhe atij Jon, mes Greqisë e Maqedonisë, Shqipëria, ka një prirje për aktivitet sizmik”.


    The Guardian kujton sesi tërmeti i magnitudës 5,6 që tronditi vendin në 21 shtator, u konsiderua si më i rëndi në 30 vjet.

    Por nisur nga pamjet e ndërtesave të shembura dhe atyre të dëmtuara, ky i fundit, thotë ajo, duket të jetë më i fuqishëm se ai i vitit 1979, i cili rrafshoi një lagje të tëra në qytetin e Shkodrës.

    Megjithatë, asnjëri prej këtyre dy tërmeteve nuk kishte shkaktuar viktima.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!