×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Theret me thikë 34-vjeçari, kjo është gjendja e tij shëndetësore

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 9:00

    Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë gjatë një konflikti me një person tjetër në Kuçovë.


    Policia njofton se 21-vjeçari Roul Brisku banues në lagjen ’11 janari’ pas një konflikti me 34-vjeçarin me iniciale F.K. e ka goditur me thikë.

    Ky i fundit u dërgua menjëherë në spitalin Rajonal të Beratit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    “Arrestimi i tij u bë pasi, për motive të dobëta, e ka goditur me mjet prerës (thikë) në trup duke i shkaktuar plagë të rënda, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i cili po mer ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat” – njofton policia.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Vrasja me dashje” e mbetur në tetativë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!