×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Theret për vdekje një 60-vjeçar në Tiranë

    Reporteri
    07 Maj 2022 | 13:52

    60-vjeçari Ilir Kapo mbeti sot i vrarë në kryeqytet, ndërsa u qëllua për vdekje me thikë, nga personi me të cilin po konsumonte alkool në lokal.

    Si autor të dyshuar policia ka shoqëruar 37-vjeçarin, Oligert Dhimtri.

    Ngjarja e rëndë u regjistrua, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, ndërsa mësohet se 60-vjeçari dhe autori i krimit ishin banues në të njëjtën lagje.

    Po ashtu Policia e Shqipërisë përmes një njoftimi ka treguar se shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

    “Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim. /Tch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!