×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tirana dhe Dibra me përqindjen më të lartë të daljes në zgjedhje, Vlora më të ulët

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 16:25

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në votime deri në këtë moment, bazuar në raportimet nga qendrat e votimit në të gjithë vendin.

    Deri tani, janë raportuar të dhëna nga një pjesë e qendrave, dhe më poshtë paraqitet një përmbledhje e pjesëmarrjes sipas qarqeve:

    Tirana kryeson si zakonisht me numrin më të lartë të votuesve – 157.403 votues nga 423.942 të regjistruar në qendrat e raportuara, që përbën 37.17% të pjesëmarrjes.

    Dibra mban përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes me 38.90%, ndjekur nga Kukësi me 37.42%.

    Vlora ka aktualisht përqindjen më të ulët me 23.91%, ndonëse me një numër të konsiderueshëm votuesish (31.215 nga 130.528 të raportuar). Fieri, një nga qarqet më të mëdha, ka raportuar një pjesëmarrje prej 33.79%, ndërsa Durrësi shënon 30.50%.

    -Berat Deri tani në qarkun e Beratit kanë votuar 19,608 qytetarë nga 61,642 të regjistruar në qendrat e raportuara, duke shënuar një pjesëmarrje prej 31.81%.

    -Dibër: Në Dibër janë paraqitur në votime 16,805 votues nga 43,200 të raportuar, me një pjesëmarrje të lartë prej 38.90%, një nga më të lartat në vend.

    -Durrës: Në qarkun e Durrësit kanë votuar 60,376 persona nga 197,944 të regjistruar në qendrat e raportuara, duke arritur një pjesëmarrje prej 30.50%.

    -Elbasan: Elbasani ka shënuar një pjesëmarrje prej 33.71%, me 44,043 votues nga 130,643 të regjistruar në qendrat që kanë raportuar.

    -Fier: Në Fier kanë votuar 52,109 persona nga 154,198 në qendrat e raportuara, që përfaqëson një pjesëmarrje prej 33.79%.

    -Gjirokastër: Qarku i Gjirokastrës ka një pjesëmarrje prej 31.03%, me 15,719 votues nga 50,658 të regjistruar në qendrat e raportuara.

    -Korçë: Në Korçë kanë votuar 50,867 qytetarë nga 155,902 të raportuar, me një pjesëmarrje prej 32.63%.

    -Kukës: Kukësi ka një ndër përqindjet më të larta të pjesëmarrjes, 37.42%, me 10,940 votues nga 29,238 në qendrat e raportuara.

    -Lezhë: Në Lezhë kanë votuar 15,461 persona nga 48,343 në qendrat e raportuara, me një pjesëmarrje prej 31.98%.

    -Shkodër: Shkodra ka shënuar një pjesëmarrje prej 28.61%, me 30,579 votues nga 106,870 të regjistruar në qendrat që kanë raportuar.

    – Tiranë: Tirana, si qarku më i madh, ka raportuar 157,403 votues nga 423,942 në qendrat e raportuara, me një pjesëmarrje prej 37.17%.

    -Vlorë: Vlora ka aktualisht pjesëmarrjen më të ulët me 23.91%, ku kanë votuar 31,215 persona nga 130,528 të raportuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!