Protesta e së enjtes e thirrur për të dytën mbrëmje pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha në Tiranë, ka përshkallëzuar në akte dhune dhe përplasje me policinë.
Në momentin që u përcoll lajmi për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt situata u qetësua, mirëpo më tej u përshkallëzua sërish pas përdorimit nga policia të ujit dhe gazit lotsjellës.
Protestuesit u zhvendosën më pas nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit në rrugë të tjera pranë qendrës duke djegur kazanët e mbeturinave, duke thyer dritat e semaforëve.
Momentalisht protestuesit nuk kanë më kërkesa të qarta ndaj qeverisë, megjithatë ata vijojnë të jenë të revoltuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.