×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tiranë: Sekuestrohen 10 mijë doza ekstazi me vlerë 500 mijë euro, arrestohen 3 shqiptarë dhe 2 kosovarë

    Reporteri
    14 Gusht 2023 | 23:35

    Policia e Tiranës dhe sektori i antidrogës ka arrestuar 5 persona dhe sekuestruar 10 mijë doza ekstazi.

    Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm.

    Nga 5 të arrestuarit, 3 janë shqiptarë dhe 2 të tjerë nga Kosova.

    Dozat, sipas burimeve të policisë siguroheshin dhe shkonin në Shqipëri nga Kosova.

    Hetimet kanë nisur 5 muaj më parë dhe operacioni është në vijim.

    Dozat e lëndës narkotike mësohet se shiteshin kryesisht në zonën e ish bllokut dhe në lokalet e natës.

    Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e rreth 500 mijë euro./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!