I ftuar në Ora News, Zak Topuzi, kreu i shoqatës së operatorëve turistikë, tha se industria e turizmit është sektori më i goditur nga situata e krijuar nga Covid-19.
Ai u shpreh se po punohet për një strategji e cila i është prezantuar edhe ministrisë përkatëse për tu paraprirë disa skenarëve që do të vijnë.
Topuzi shtoi se fatmirësisht Shqipërisë 80% e turisteve i vjen në kufi tokësorë dhe kjo i përshtatet turizmit, pasi kjo përbën në siguri nëse hapen kufijtë.
Topuzi tha gjithashtu se kjo do ta ruajë Shqipërinë nga falimenti i kësaj industria, pasi sipas studimeve pritet që rreth 30-40% e shoqërive që lidhen me turizmin do të falimentojnë.
Zak Topuzi: Industria e Turizmit është më e goditura dhe do të ketë humbjet më të mëdha. Ne po ndjekim zhvillimet në botë, pasi është një motor i rëndësishëm për ekonominë botërore. Jemi duke punuar me një strategji dhe sot ia prezantuam ministrit së bashku me drejtoritë kryesore, për t’u paraprirë disa skenarëve pasi nuk ka një situatë të qartë.
Shqipërisë 80% e turisteve i vjen në kufi tokësorë dhe kjo i përshtatet turizmit të vendit tonë. Duke pasur parasysh që 35% të tyre janë nga Kosova, 15% nga Maqedonia e Veriut dhe 9% nga Greqi. Kjo përbën një siguri nëse do të hapen kufijtë rajonalë, që të paktën Shqipëri të ruajë atë nivelin dhe të mos falimentojë, pasi studimeve, gati 30-40% e shoqërive që lidhen me turizmin do të falimentojnë. Është i pashmangshëm falimenti i një pjesë të kësaj industrie.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.