Dy të rinj janë vënë në arrestuar nga policia e Sarandës në tentativë për të trafikuar drogë drejt Greqisë.
Uniformat blu kanë sekuestruar 22 kg kanabis, ndërsa ka arrestuar në flagrancë transportuesit e lëndës narkotike, përkatësisht:
-A. H., 31 vjeç, lindur dhe banues në Berzhit,Tiranë.
-G. P., 29 vjeç, lindur dhe banues në Polis, Librazhd.
“Në vijim të punën për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike dhe trafiqeve të paligjshme që mund të zhvillohen nëpërmjet kufirit jeshil, Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë patrullimit në afërsi të Likojanit, kanë evidentuar dhe kapur dy shtetas që po transportonin dy çanta ku brenda tyre kishte 22 kilogramë lëndë narkotike” sqaron policia.
Po kështu, Policia e Sarandës shpalli në kërkim edhe dy shtetas të tjerë, A.XH dhe D.A dhe po vijon puna për kapjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.