×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Transportonin drogë me makinë, arrestohen dy të rinj në Vlorë

    Reporteri
    30 Qershor 2023 | 13:25

    Një sasi lënde narkotike është sekuestruar në Vlorë gjatë një aksioni të policisë për goditjen e aktivitetit të shitjes së lëndëve narkotike.

    Në pranga kanë rënë B.Sh. 26 vjeç dhe 20-vjeçarja S.Ll., të dy banues në Vlorë.

    Në makinën e drejtuar nga 26-vjeçari u gjet një sasi prej 600 gramë kanabis. Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim shitjen.

    Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin po transportohej dhe me celularët e të arrestuarve.

    Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!