×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Transportonte 5 klandestinë, arrestohet 20 vjeçari në Elbasan

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 9:23

    Një 20 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi u kap në flagrancë duke transportuar pesë emigrant të jashtëligjshëm.


    Sipas informacioneve të para, R. H., 20 vjeç, banues në Durrës është arrestuar në fshatin Bradashesh të Elbasanit, pasi në furgonin e tij tip “Fiat” u gjendën shtetasit e huaj.

    Në momentin e ndërhyrjes së Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe nga verifikimet e bëra rezultoi se drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

    20 vjeçari po i trasportonte klandestinët nga Korça, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

    Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!