×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tre persona nxirren të gjallë nga rrënojat e hotelit, nën gërmadha edhe djali i pronarit

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 13:56

    Shqipëria sot është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka lënë të vdekur dhjetëra persona, qindra të lënduar dhe dëme materiale në disa qytete të vendit.


    Gjendje e rënduar paraqitet në Durrës, ku Hotel “Vila Palma” në Durrës është shembur pothuajse tërësisht.

    Gazetari i Reporteri.net ndodhet në vendin e ngjarjes, ku para pak minutash, tre persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

    Aktualisht nën rrënoja ka mbetur vetëm edhe djali i pronarit të hotelit, i cili është gjallë dhe pritet të nxirret nga gërmadhat.

    Nga ky objekt nuk ka vdekur asnjë edhe pse i tëri është i shembur.

    Reporteri.net do të ju mbajë të informuar me zhvillimet e fundit nga aty. /Reporteri.net/

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!