×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tre të mitur tentojnë të grabisin një bankomat

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 19:59

    Një bankomat është tentuar të grabitet gjatë natës në Tiranë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet.


    Të miturit janë fiksuar nga kamerat e sigurisë teksa kanë tentuar të hapin me një kaçavidë bankomatin.

    Autoritetet njoftojnë se të miturit janë shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e ngjarjes.

    “Më datë 11.02.2021, rreth orës 01:00, tre shtetas të mitur të moshës 13-14 vjeç, me një kaçavidë kanë tentuar të hapin një bankomat. U bë shoqërimi i tyre dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!