×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

    Reporteri
    16 Maj 2021 | 18:31

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1862 testime nga të cilat 37 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.


    Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 1231 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 3 persona të prekur me Covid-19.

    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 8 raste në Korçë, 4 raste në Shkodër, Vlorë, 3 raste në Pogradec, 2 raste në Devoll, Librazhd, 1 rast në Durrës, Fier, Tropojë, Gjirokastër, Dropull, raporton A2.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 1.231 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 124.312 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 85 pacientë nga të cilët 10 pacientë janë në terapi intensive.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 51-84 vjeç.

    Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 132.015 raste pozitive, prej tyre 124.312 janë shëruar, 5.271 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2.432 pacientë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!