Mes personave të cilët janë të infektuar me coronavirus në Shqipëri janë edhe 3 ushtarë shqiptarë të KFOR-it.
Ministria e Shëndetësisë në informacionin e fundit bëri të ditur se tre ushtarët janë raste të importuara nga Kosova.
Ata janë shtuar në Spitalin Infektiv dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë në dy spitalet COVID 1 dhe COVID 2 janë 33 pacientë, 27 tek Infektivi dhe 6 të spitali “Shefqet Ndroqi”.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 16 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat. Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 766.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.