Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë në vendin e quajtur “Komuna e Parisit”. Sipas informacioneve, një makinë ka shpërthyer teksa ndodhej në parkimin e një qendre tregtare.
Nga shpërthimi nuk raportohet për të plagosur. Mësohet se makina është në pronësi të prokurorit Arjan Muça, ndërsa bëhet me dije se eksplozivi ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit.
Nuk dihet kush ka qenë objektivi, prokurori Arjan Muça apo gruaja, Gentiana Muça që është gjyqtare në administrativen Gjirokastër, pasi mjeti përdorej nga të dy. Policia po vijon punimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.