Policia greke kapur një shqiptar 36-vjec në Selanik. Ai u kap nga policia teksa lëvizte me automjet. Në mjet ju gjet 1 pistoletë dhe në kroskot disa fishekë.
Ai i paraqiti policisë një dokument identifikimi fals por nga kontrolli rezultoi se bëhej fjalë për një shqiptar, i cili kishte marrë leje në shkurt 2017 nga burgu i Kasandrës dhe nuk ishte kthyer më, ndërkohë që vuante dënim me burgim të përjetshëm për vrasje, armëmbajtje etj.
Ndërkohë në aksin Patra-Pirgo, në vendin e quajtur Manoladha, është kapur një shqiptar, identiteti dhe mosha e të cilit nuk bëhen të ditura. Brenda në mjetin e tij u gjet një armë zjarri kallashnikov me një krëhër me 30 fishekë dhe një palë dorashka.
Ai kishte marrë leje nga burgu në 24.04.2019 dhe nuk ishte kthyer, ku vuante dënim me 21 vjet e 8 muaj burg për grabitje, trafik droge, armëmbajtje dhe falsifikime. Ai dyshohet se po bëhej gati për një tjetër krim me armën që ju kap. Në vitin 2002 ai ishte dënuar për vrasje, dënim të cilin e kishte kryer.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.