×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U arrestua pasi u kap me kokainë, avokati i kandidatit për deputet: Inskenim, shfrytëzuan dobësinë e tij

    Reporteri
    07 Maj 2025 | 21:17

    Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi kandidatit të ‘Nisma Shqipëria Behet’ Ergys Isufi.

    Isufi është arrestuar në aksin rrugor Borsh-Sarandë. Ai ka qenë në automjet së bashku me një person tjetër, i mitur, dhe ishte duke drejtuar vetë makinën. Sipas burimeve kandidati Isufi ka tentuar të largohet për t’i shpëtuar policisë por nuk ka mundur.

    Sipas të dhënave kandidati përpara se të arrestohej, kishte pasur një takim me dy persona në Sarandë. Pas ndarjes me ta, policia e ka ndaluar gjatë rrugës për në Borsh, ku pritej të zhvillohej një takim elektoral. Më pas, ai do të nisej drejt Tiranës për të marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës që do të mbahet nga nisma “Nisma Shqipëria Bëhet “.

    Policia ka kryer edhe një kontroll në banesë, por nuk është gjetur asgjë e paligjshme. Kokaina është gjetur gjatë kontrollit fizik ose gjatë kontrollit të automjetit. Aktualisht ai ndodhet i ndaluar në Komisariatin e Sarandës, ndërsa arrestimi nuk është bërë ende publik nga policia.

    Nga ana tjetër shtabi politik i koalicionit të ‘Nisma Shqipëria bëhet në Sarandë’ është shprehur se kjo është një inskenim.

    Avokati Brigels Dervishi ka deklaruar se ka pritur dy orë në komisariat përpara se t’i lejohej të takohej me klientin e tij, kandidatin. Dervishi është kontaktuar nga Report Tv në lidhje me ngjarjen dhe është shprehur se dyshohet për një inskenim nga pala e mbrojtjes.

    “Mendojmë se kemi të bëjmë me një inskenim duke përdorur një dobsi të tij. Personat ia kanë dhënë qëllimisht për të tentuar të ulen imazhin e tij duke qenë se ka një status politik në fushatë.” -është shprehur avokati Dervishi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!