×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U dërgua në Turqi për kurim, shërohet nga Covid-19 deputeti Enver Roshi, shpreh mirënjohje për mjekët

    Reporteri
    19 Gusht 2020 | 21:57

    Deputeti i Opozitës Parlamentare, Enver Roshi është shëruar nga Covid-19. Lajmin e mirë, e ka dhënë vetë kreu i komisionit të Shëndetësisë, Enver Roshi, i cili pa dërgimit në Turqi për një mjekim më të specializuar, bën me dije se tashmë e ka fituar betejën me këtë virus.


    Ai shpreh mirënjohjen për stafin mjekësor të spitalit ku u trajtua në Turqi.

    “Nuk gjej fjalë për të shprehur mosmirënjohjejen për kujdesin dhe trajtimin mjekësor, ndjehem shumë i emocionuar. Qënia mjek dhe profesor në fakultetin e mjekësisë por njëkohësisht dhe në politikë më bën ta shoh më gjerë jetën tashmë jo vetëm si njeri i thjeshtë por edhe si mjek. Unë pata fatin që të shpëtoj nga Covid në spitalin tuaj, nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për cilësinë e trajtimit,”– shkruan Roshi.

    Deputeti Enver Roshi u nis drejt Turqisë pas komplikacioneve që pati, pasi u infektua me Covid-19. Lajmin për gjendjen e tij të vështirë shëndetësore e dha në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili nga foltorja u shpreh se Roshi ishte rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!