Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë. Në fshatin Lalm i Vjetër janë gjetur pa shenja jete dy burra rreth të gjashtëdhjetave.
Gazetari i Abc News, Gjergj Figuri nga vendi i ngjarjes raporton se ende nuk dihet identiteti i autorit se dhe motivet se pse janë vrarë Kol Murrani dhe Preng Simoni.
Kol Murrani, një rapsod i njohur në Lezhë dhe Preng Simoni mësohet se kishin dalë herët në mëngjes për të shkuar tek shtëpitë e vjetra që kanë në këtë fshat. Në këtë zonë janë dëgjuar të shtëna armësh ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe një sasi e madhe gëzhojash.
Gazetari Figuri raporton se të dy burrat janë vrarë me breshëri automatiku rreth mesditës ndërsa shton se ata janë gjetur nga djali i njërit prej tyre.
Familjarët e Murranit dhe Simonit ishin shqetësuar pasi ata nuk po u përgjigjeshin në telefon. Ata dyshonin se mund të kishin pësuar ndonjë aksident, por nuk u kishte shkuar mendja që mund të kishte ndodhur diçka e tillë.
Forca të shumta policore ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa prezentë janë edhe disa qen për të nuhatur gjurmë të mundshme të autorit. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, pasi të dy viktimat nuk raportohet të kenë pasur probleme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.