×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U gjet i vdekur në banesë, fqinjët e te moshuarit në Vlorë: E grabitën dhe e vranë

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 11:42

    91-vjeçari, Seri Petanaj, i cili u gjet i vdekur në banesë dyshohet se është vrarë.


    Ditën e sotme, fqinjët e të moshuarit të ndjerë rrëfejnë se i moshuari është grabitur.

    Një prej tyre thotë se 91-vjeçari është gjetur në tualetin e banesës së tij i dëmtuar me thikë.

    “Njeri i mirë, me djem të mirë. Sot e mora vesh që e vranë. Mirë që e vret, po pse e vjedh. I kanë marrë ca gjëra. E kishin mbytur në banjo me thikë”, shprehet ai.

    I moshuari u gjet i vdekur dje në banesën e tij në lagjen “4 Heronjtë”, ndërsa jetonte vetëm. Poliia e Vlorës konfirmoi se në trupin e viktimës janë konstatuar dëmtime me mjet prerës. /abcnews.al /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!