14-vjeçari shqiptar, i cili mbeti i plagosur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë, por edhe ishullin grek Samos, është në gjendje të mirë shëndetësore.
Lajmin e jep Ambasada Shqiptare në Athinë e cila ka publikuar një foto të Enriko Manes nga spitali.
Sipas asaj që poston ambasada në faqen e saj në Facebook, Enriko, me origjinë nga Fieri, është drejt përmirësimit.
Ja çfarë shkruan ambasada shqiptare në Greqi:
Eriko eshtë drejt përmirësimit, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe pritet që së shpejti t’i kthehet normalitetit.
Mjekët e spitalit janë duke dhënë kontributin maksimal për përmirësimin e tij.
Gjatë vizitës së sotme, stafi i Ambasadës i dhuroi një dhuratë simbolike si një gjestdashurie për heroin tonë Eriko.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.