×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U prezantua si motra e Klodianit në protestë, babai: Nuk është vajza ime, mos inskenoni

    Reporteri
    10 Dhjetor 2020 | 8:34

    Një vajzë me emrin Bora e cila ishte pjesëmarrëse në protestën e qytetarëve para kryeministrisë u hoq se ishte e motra e 25 vjeçarit të vrarë nga efektivi i policisë, Klodian Rasha.


    Por kjo u përgënjeshtrua nga babai i 25 vjeçarit disa orë më pas.

    “Shteti të bëjë detyrën që i takon. Jemi popull, kërkojmë drejtësi. Kërkojmë që të gjejmë shpresën tek ligji, tek rregulli. Si djali im jeni edhe ju të gjithë. Ndoshta prindërit e dinë më mirë peshën time. Unë nuk i shërbej asnjë politike por vetëm familjes time. Tek familja jam i detyruar të flas për hir të djalit tim që sot e varrosa. Vlerësoni, gjykojeni, shteti të bëjë punën e vet, të japë drejtësinë. Fajtori të shkojë atje ku e meriton. Ajo vajza që u hoq si motra e Klodit nuk është vajza ime. Inskenime mos bëni se kam peshën e barrës së madhe nuk dua më”

    Si u hoq Bora si motra e Klodianit

    Bora Rasha tha se është kthyer nga Italia vetëm për ngjarjen, ndërkohë që ka shtuar se familjarët kërkojnë vetëm të drejtën e vëllait të saj.

    E motra e Klodian Rashës mbante në dorë edhe flamurin shqiptar, që ajo tregon se është simbolikë e gjakut të derdhur të 25 vjeçarit.

    “Kam qenë në Itali, dhe jam nisur për ngjarjen. Familja ime kërkon të drejtën, për çfarë është vrarë vëllai im. Vëllai e blinte paketën rreth 20 minuta në këmbë. Probleme nuk ka patur, ai ka qenë djalë i mirë, i rregullt. Ishte i fejuar dhe sivjet prisnim ta martoni. E takova para gjashtë muajsh. Kur erdha nuk e takova të gjallë, e takova në arkivol. Dua të drejtën e vëllait tim. S’ka patur faj fare, për çfarë e kanë qëlluar. Duhet të qëllonin në ajër, jo në zemër. Flamurin e mbaj për gjakun e vëllait që është derdhur”, ka thënë ajo.

    Sakaq protesta ka dalë nga kontrolli, ku protestuesit thyen xhamat e Ministrisë së Brendshme dhe njëkohësisht qëlluan godinën e Kryeministrisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!