Gjatë inspektimit që bëri paraditen e kësaj të shtune në shkollën “4 Dëshmorët” në kryeqytet për të vaksinimin e mësuesve, kryeministri Rama u prit me protesta nga banorët e zonës të cilët thërrisnin “Rama ik”.
Pasi doli jashtë kryeministri ndaloi për pak çaste përpara gazetarëve të shumtë por pikërisht aty shkarkoi edhe nervozizmin pas pritjes që ju bë, duke përzënë një gazetare sepse nuk mbante maskë.
“Pse nuk ke maskë? Ik merre”, i është shfryrë Rama gazetares e cila ndërkohë është larguar dhe shtyrë me dorë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.