×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U rrah brutalisht nga babai, 6-vjeçarja shqiptare në gjendje të rëndë, dyshohet edhe për abuzim seksual

    Reporteri
    30 Tetor 2021 | 13:49

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku një 27-vjeçar është arrestuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

    Policia përmes një komunikate zyrtare bëri me dije se 27-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 6-vjeçare.

    Bëhet me me dije se fëmija ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

    6-vjeçarja po i nënshtrohet kontrolleve mjeko-ligjore, pasi sipas “BW” dyshohet se mund të ketë pasur dhe abuzim seksual.

    Denoncimi në polici është bërë nga nëna e vajzës, ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

    Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!