Fuat Vjerdha është i pari zyrtar në sistemin e drejtësisë që është kthyer në detyrë në krye të Gjykatës së Apelit të Shkodrës. Pas përjashtimit nga Vettingu, Vjerdha apeloi dhe KPA pas disa muajsh vendos rikthimin e tij sërish në detyrë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Vjerdha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. “Të dashur miq! Me ndihmën tuaj Kolegji i Posaçëm i Apelimit më rikthei në detyrë”, shkruan Vjerdha.
Vendimi është marrë në dhomën këshillimi të mbyllur nga KPA dhe Ardjan Hajdari ishte kryesues i trupës së KPA, Ina Rama relatore dhe anëtar Natasha Mulaj, Rezarta Shulc dhe kreu i KPA Albana Shtylla.
Fuat Vjerdha është një prej anëtareve që votoi kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit, por pavarësisht kësaj nuk e kaloi Vettingun por tashmë ai do të rikthehet ditën e hënë të javës së ardhshme në punë pas vendimit të KPA.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.